FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Evertoni turpëron Manchester United, fiton me “poker” dhe spektakël (VIDEO)

Pas eliminimit në Champions League, Manchester United merr një tjetër goditje të rëndë. Skuadra e drejtuar nga Solskjaer është shkatërruar 4-0 nga Evertoni në kampionat, duke komplikuar edhe më shumë pozitat për të luajtur edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Vendasit gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 13-të. Pas një rivënie të gjatë të Digne, topi shkon në zonë, atje ku Richarlison me një goditje spektakolare me akrobaci arrin të mposhtë De Gea-n. “Djajtë e Kuq” janë në gjumë total, pasi në të 28-n, Sigurdsson lëviz mjaft mirë në hyrje të zonë dhe më pas lëshon një goditje shumë të fortë me të djathtën, duke mos i dhënë mundësi reagimi De Gea-s, i cili reagoi me vonesë.

Evertoni nuk mjaftohet me kaq, pasi në fillimin e pjesës së dytë do të gjente edhe dy herë rrugën e rrjetës. Digne shënoi një gol shumë të bukur pas një goditje nga distanca me të majtën, ndërkohë që pak minuta më pas Ëalcot i dha goditjen finale ekipit të Solskjaer.

Swiss Digital Desktop Reklama

United mbetet në vendin e 6-të me 64 pikë, ndërkohë që Evertoni gjendet një pozicion më poshtë në kuotën e 49 pikëve. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?