FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fabio Capello tremb madrilenët para finales: Real Madrid ka frikë nga Juventus

Dy gjigantët e futbollit evropian ndeshen në finalen e Ligës së Kampionëve më 3 qershor në Cardiff dhe trajneri italian mendon se Los Merengues janë të shqetësuar për kundërshtarin e tyre.

“Drejtorët e Realit kanë frikë nga Juve”, ka thënë Capello në një intervistë për Fox Sports.

“Ata më kanë pyetur pse mbrojtja e Allegrit nuk pranon gola. U kam thënë se do të jetë një finale e baraspeshuar, ndoshta Reali do të ketë një përparësi falë vlerave në sulmin e tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë më i miri në botë edhe tash”, ka deklaruar më tej strategu italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Capello e ka drejtuar Real Madridin në dy periudha (1996-1997 dhe 2006-2007), si edhe Juventusin gjatë viteve 2004-2006. Ai ka qenë njëherësh edhe lojtar i Bianconerëve (1970–1976).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?