Fabregas zhgënjen tifozët kuqezinj

Kontrata që Cesc Fabregas ka me Chelsean përfundon në fund të këtij sezoni. 31-vjeçari momentalisht nuk ka marrë ofertë rinovimi nga Blutë e Londrës, por nuk është se dhe vetë ai ka dëshirë të vijojë në Stamford Bridge.

Me shumë mundësi e ardhmja e spanjollit do të jetë në La Liga, por jo një rikthim tek Barça. Madridi mund të realizojë transferim me 0 kosto të Fabregas që do të zbres jo në Bernabeu, por në krahun tjetër të qytetit pikërisht në Wanda Metropolitano. Simeone dëshiron të përforcojë më tepër mesfushën e tij dhe sheh me sy pozitiv afrimin e Fabregas. Vetë futbollisti pëlqen shumë të jetoje në kryeqytetin spanjoll dhe Atletico i duket një klub i lartësisë së duhur për të vijuar karrierën.

Pasi ka refuzuar Milanin dhe disa oferta të majme nga Kina, Los Colchoneros mund të jenë hapi i rradhës pasi ka luajtur për Arsenalin, Barçën dhe Chelsea-in, ku me këta të fundit ka humbur protagonizmin këtë sezon. Lojtari katalanas ka marrë pjesë vetëm në 3 sfida të Premier League këtë sezon, 48 minuta gjithsej dhe 3 ndeshje kupe e 4 në Europa League. Me afrimin e Sarrit ka humbur peshën që kishte më parë tek Chelsea ndaj Atletico do bëjë maksimumin për të përfituar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?