“Fajtor” në 64% të golave të pësuar nga Chelsea, ja si përgjigjet David Luiz

Në futboll ka gjithmonë vend për vlerësime për futbollistët më të spikatur, por edhe kritika për ata që janë protagonist për keq. Chelsea ka pësuar 11 gola këtë sezon në Premier League dhe disa prej tyre kanë ardhur për shkak të gabimeve të David Luiz.

Braziliani mbetet një pjesë e rëndësishme e ekipit të Maurizio Sarri-t këtë sezon, duke luajtur një rol kyç me topin në këmbë, por në aspektin defensiv ai ka hasur jo pak vështirësi.

Oddsbible publikoi një statistikë ku thuhej se 64% e golave të pësuar të Chelsea-t kanë ardhur për shkak të gabimeve të Luiz, dhe tani ai është kundërpërgjigjur. “Po 28 pikët e fituara? Liderët marrin gjithmonë përgjegjësitë, kështu që s’ka problem!!!”

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?