Fati i hidhur i Alegrit, historia e pakuptimtë e fituesit më të urryer te Juventusi

Ata nuk do ta duan kurrë, ose të paktën, nuk do ta duan të gjithë. Dhe nuk ka rëndësi se askush nuk fiton si ai, se ka ditur të nxjerrë gjithmonë maksimumin nga organika që ka pasur në dispozicion, e cila është ndryshuar rrënjësisht në tre vitet e fundit dhe kjo nuk do të thotë se është përforcuar. Ky është fati i Maks Alegrit, një trajner që do të kritikohet gjithmonë nga një pjesë e madhe e popullit juventin. Një trajner “që nuk e bën të luaj mirë” Juven e tij. Edhe pse fiton. Edhe pse arrin gjithmonë në fund në çdo kompeticion. Gjithmonë.

Shifrat e tij te bardhezinjtë janë mbresëlënëse. 3 tituj kampionë radhazi, 3 Kupa Italie radhazi dhe dy finale Championsi, për më tepër, pasi mori drejtimin e një skuadre, që nga paraardhësi i tij, Antonio Konte, u shit si ‘e vdekur’. Në 3 sezone, Juventusi ka regjistruar 84 fitore, 17 barazime dhe vetëm 13 humbje, duke marrë një mesatare prej 90 pikësh në sezon. Por sërish luan keq?

Alegri nuk është dhe nuk do të jetë kurrë një trajner si Sarri. Nuk është një maniak si ai dhe nuk kërkon cilësinë siç bën ai. Por nuk ka asnjë dyshim se është trajneri më i zhdërvjellët që mund të prodhojë Seri A dhe, ndoshta, më i zhdërvjellëti i Europës. Për t’u kuptuar: Guardiola, më i mirë nga të gjithë, është trajneri më i evoluar i botës së futbollit, por luan me një modul dhe nuk ndryshon. Konte luan “alla Konte”, Murinjo “alla Mourinjo”. Marka e tyre është e qartë dhe, me ndonjë ndryshim të vogël, përsëritet në çdo ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Alegri është një kameleon dhe me zgjidhjet e tij, shpesh herë një gjeni. Mjafton të kujtoni rolin e ri, ku përshtati Mandzukiçin, duke e shndërruar në pikën më të fortë të një skuadre që fitoi titullin, Kupën e Italisë dhe arriti finalen e Championsit. Juventusi i tij ndryshon rreshtimin në mbrojtje, nga ajo me 4 në atë me 3 dhe anasjelltas, me lehtësinë më të madhe. Edhe në mesfushë, bardhezinjtë rreshtohen me 2, 3 ose edhe 5 mesfushorë, sërish duke u përshtatur në mënyrë perfekte dhe sigurisht që asnjë skuadër nuk është e aftë të ndryshojë modulin e lojës, në mënyrë të tillë si skuadra e Allegrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Le të shtojmë edhe një aspekt tjetër: Cili trajner ka humbur, në tre vite, Pirlon (organizatori më i mirë i historisë së futbollit), Vidal, Pogba, Tevez, Morata, Dani Alves, Bonuçi, Evra dhe Jorente? Ndonëse thuajse çdo vit kanë ardhur lojtarë me peshë, asnjë trajner tjetër nuk do të arrinte të ruante ekuilibrat, duke përshtatur shpejt të rinjtë dhe bërë të harrohen të vjetrit. Nuk është aspak e lehtë, që çdo vit t’ia nisësh nga fillimi, pasi ka gjithmonë nevojë për një vazhdimësi, por Alegri ia ka dalë edhe këtu.

Por Alegri nuk është simpatik. Nuk është një juventin i vërtetë. Juventus nuk dhuron spektakël si Barcelona dhe Siti. Nuk ka rëndësi nëse do të fitojë edhe këtë vit. Nuk ka rëndësi nëse do të fitojë kampionatin e radhës (ndoshta mendojnë se është bërë e mërzitshme), një Kupë të Italisë (çfarë rëndësie ka, do të thonë) dhe, ndoshta, do ta mbyllë sezonin mes më të mirave të Champions League. Ai ka shkuar tek Juventus mes fyerjeve dhe ekziston një pjesë e popullit bardhezi që do ta kritikojë gjithmonë. Edhe pse është e qartë se kemi të bëjmë me një trajner unik dhe, ndoshta, të papërsëritshëm.

ALESSANDRO FRANCHETTI- Sportmediaset

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?