FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Federata zvicerane bën ironi me Italinë: Kush të mund 3-0 e meriton fitoren e Evropianit!

Italia e nisi aventurën në Kampionatin Evropian me një fitore spektakolare 3-0 ndaj Zvicrës. Një fillim i mbarë, që i shërbeu skuadrës së Mancinit për të vijuar rrugëtimin thuajse perfekt.

Federata helvete vendosi që të komplimentonte në mënyrë ironike “axurrët” në Twitter. “Kush të mund 3-0 në fakt meriton që të shpallet Kampion Evrope. Komplimente për turneun fantastik, axurrëve. Festime të mbara, komplimente sërish dhe shihemi në shtator”.

Kujtojmë që Italia dhe Zvicra do të përballen sërish me njëra-tjetrën në shtator për kualifikueset e Kupës së Botës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?