“Federbet” reagon për Skënderbeun: Ka shitur ndeshje
Klubi shqiptar, Skënderbeu, rrezikon një penalizim të rëndë prej 10 vitesh pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare, pas dyshimeve për fiksim të ndeshjeve.
Pasi UEFA bëri të ditur për nisjen e hetimeve dhe kërcënimin e inspektorëve të tyre, ka reaguar edhe “Federbet”, të cilët ishin të parët që ngritën dyshime 28 muaj më parë për fiksim të ndeshjeve të skuadrës shqiptare, raporton Gazeta Express.
Postimi i “Federbet” në Facebook:
“Më shumë se dy vjet më parë, vendosëm të hedhim dritë në lëvizje të çuditshme lidhur me ndeshjet e Skënderbeu.
Kemi marrë shumë kërcënime, fyerje dhe kritika të shumta. Në një distancë prej 28 muajsh, UEFA po kërkon një s’kualifikim të rëndë për ekipin shqiptar.
Ne e përsërisim tani atë që kemi thënë në atë kohë: heshtja është karburant për zjarrin e ndeshjeve të fiksuara!!! Ne mund ta quajmë ndërprerje, por jemi të sigurt se pa zërin tonë asgjë nuk kishte lëvizur”, thuhet në reagimin e “Federbet””, mbyllet deklarata.
KOHA JONË SONDAZH

