FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Fenomeni” Ronaldo mban premtimin, pushime falas për futbollistët e tij

Ronaldo Nazario da Lima i njohur ndryshe si “Fenomeni”, vijon të mbetet i tillë edhe jashtë fushave të lojës. Ish-sulmuesi i famshëm brazilian, që zotëron pjesë më të madhe të aksioneve të Real Valladolidit më elitën e futbollit spanjoll, i kishte premtuar skuadrës një çmim të veçantë nëse do të siguronin mbijetesën.

Ai në fakt e ka mbajtur fjalën e dhënë. Futbollistët e këtij ekipi e siguruan qëndrimin në La Liga me 41 pikë dhe Ronaldo “Fenomeni” u dhuroi një ditë pushim, duke hequr të gjitha shpenzimet, mes Formenteras dhe Ibizas.

Ndoshta shuma që shpenzoi 42-vjeçari nuk ka qenë shumë e madhe për “xhepin” e tij, gjithsesi veprimi i tij është vlerësuar shumë nga futbollistët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?