“Fenomeni” Ronaldo shtrohet me urgjencë në spitalin e Ibizës

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Legjenda e futbollit, Ronaldo, është shtruar në spital në Ibiza që nga e premtja për shkak të pneumonis (inflamacion në mushkëri).

Braziliani mbush 42 vjeç në muajin shtator dhe vazhdon të ketë probleme me mbipeshën që nga pensionimi i tij në vitin 2011.

Ronaldo është shtruar të premten në mbrëmje në spitalin “Can Misses de Ibiza”, ai ka qenë në pushime në Ibiza, aty ku e ka nën pronësi edhe shtëpinë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve por është përmirësuar. Stafi mjekësor nuk ka qenë në gjendje të jepte informacione të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?