Fenomeni Ronaldo shtyn Nejmarin drejt Realit: Ai mund të bëhet më i miri në botë!

Legjenda braziliane, Ronaldo ka shtyrë Realin e Madridit që synojë afrimin e Nejmarit, i cili sipas tij shumë shpejt do të bëhet “futbollisti më i mirë në botë”. “Los Blancos” pritet që të bëjnë një revolucion në merkato e verës në repartin e sulmit, pasi këtë vit po bëjnë një paraqitje të dobët.

“Nejmar është një super lojtar, ndoshta mund të bëhet më i miri në botë brenda pak vitesh. Reali ka nevojë për më të mirët. Unë nuk planifikova asgjë tjetër përveç se isha te Interi për 5 vite, por Reali është një ekip ku mund të luajnë të gjithë. Nuk kam dëgjuar për kontakte zyrtare nga drejtuesit madrilen, që mund të kenë thënë gjë për Nejmarin. Ky vit është i vështirë, dhe mendoj se edhe në Champions do të hasin vështirësi, duke marrë parasysh faktin se futbolli ndryshon shpejt”, ka thënë ish-sulmuesi brazilian. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?