Ferdinand: Ronaldo ndonjëherë zemërohet dhe fillon të kafshojë gjërat

Cristiano Ronaldo nuk mundi që të linte gjurmë në debutimin me Juventusin në Champions, duke u ndëshkuar me karton të kuq pas 29 minutash. Rio Ferdinand, ish-shok skuadre i portugezit te Manchester United, nuk ka qenë i qartë për arsyen e kartonit të kuq, por nuk është befasuar nga përjashtimi i yllit të Juventus nga fusha e lojës.

“Kartoni i kuq më duket i ekzagjeruar dhe besoj se skualifikimi mund të apelohet”, ka thënë ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq”.

Gjithsesi, një reagim i tillë ndaj një provokimi nuk mund të përjashtohet kur bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo-n, i cili nuk i ka për herë të parë këto shpërthime.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Cristiano mund të jetë shumë i paparashikueshëm. E kupton kur luan me të dhe ndan dhomat e zhveshjes me të. Ndonjëherë zemërohet dhe fillon të kafshojë gjërat”, ka thënë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?