Ferguson rikthehet te United, ja roli i ri që do të ketë skocezi

Sir Alex Ferguson është rikthyer të punojë për Manchester United, pak ditë nga shkarkimi i Jose Mourinhos si trajner i skuadrës. Edhe pse drejtuesit e klubit anglez kanë emëruar Ole Gunnar Solskjaer si trajner të përkohshëm, i kanë kërkuar legjendës Ferguson që të rikthehet si këshilltar, për të ndihmuar skuadrën të rikthehet në ditët e lavdishme.

“The Sun” shkruan se skocezi nuk do të jetë i punësuar me kohë të plotë, por do të këshillojë dhe ndihmojë në punën e tyre stafin e ri që do të drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit.

Mësohet se Ferguson nuk është pyetur fare për emërimet e Van Gaal dhe Mourinhos në krye të United, një “gabim” ky që pronarët e klubit duket se nuk do ta përsërisin më. 77-vjeçari po bën kështu një rikthim fantastik në aktivitet të plotë, vetëm disa muaj pasi i shpëtoi vdekjes kur pësoi një hemorragji cerebrale në maj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?