Festa ka përfunduar, Bayern nis punën për revolucionin e madh

Pas festës së titullit kampion nuk ka kohë për të humbur. Te Bayern Munich e dinë shumë mirë këtë dhe në klubit bavarez ka nisur menjëherë puna për vënien në jetë të një revolucioni të vërtetë, që ka si mision ndërtimin e një skuadre të re dhe kompetitive në Europë. Siç ishte njoftuar kohë më parë, ndeshja e së shtunës ishte e fundit për dy pedina të rëndësishme për Bayern në dekadën e fundit, Arjen Robben dhe Frank Ribery. I njëti diskutim edhe për Rafinha, ndërsa me valixhe në dorë është edhe James Rodriguez, për të cilin drejtuesit e bavarezë shpesh herë kanë lënë të kuptohet se nuk kanë ndërmend të blejnë kartonin e tij nga Reali Madridit.

Edhe qëndra e mbrojtjes është e gjitha për t’u ndërtuar. Sule është i vetmi i sigurtë, teksa për Hummels dhe Boateng, Bayern është i gatshëm të presë oferta. Një tjetër dyshim që kampionët gjermanë duhet të zgjidhin ka të bëjë me pankinën. Niko Kovac nuk e ka aspak të sigurt vendin e punës, teksa prej javësh, me Bayern afrohen emra të njohur të trajningut europian, i fundit Masimiliano Allegri që sapo e mbylli me Juventus.

Bavarezët kanë shumë punë për të bërë edhe në merkaton në hyrje. Pavard dhe Lucas Fernandez janë dy blerjet e konfirmuara, ndërsa sipas mediave gjermane, dy janë objektivat e radhës në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Timo Werner dhe Leroy Sane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të dy këta futbollistë, drejtuesit e Bayern Munich kanë nisur bisedimet dhe optimizmi për një fund të lumtur nuk mungon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?