FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FIFA do të përdorë VAR në Kupën e Botës në Rusi

FIFA ka vendosur për të përdorur sistemin VAR në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi nga data 15 qershor deri më 15 korrik. Teknologjia do të përdoret për herë të parë në një event të tillë të madh, teksa zyrtarizimi do të merret më 22 janar në Zyrih, ku do të mblidhet këshilli përgjegjës për rregulloren në futboll.

Pozicioni i presidentit Infantino është i qartë: Ai kërkon përdorimin e VAR. Teknologjia është përdorur në vitin 2017 nga FIFA edhe në turneun e Kupës së Botës për moshën U 20. Përgjigjet nga përdorimi i tij kanë qenë pozitive pavarësisht kritikave që ka pasur .

Kujtojmë që VAR për momentin përdoret në Itali dhe Gjermani, ndërkohë që në sezonin e ardhshëm do të jetë edhe në Francë, Angli dhe Spanjë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?