Fillojnë sot Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut
Lojërat e 23-a Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut fillojnë të premten dhe do të jenë më të ftohtat në historinë e tyre, shkruan BBC, citon Syri.net.
Në këto lojëra u shkrinë marrëdhëniet ndërmjet Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut pasi ato vendosën të kenë një ekip femrash të përbashkët në hokei, ndërkohë që ka pasur polemika për 169 sportistë rusë të vendosur për të konkuruar si neutralë.
Ekipi i Britanisë së Madhe dërgoi 59 atletë në Korenë e Jugut, tre më shumë se në Lojërat e Soçit në 2014-ën dhe synojnë të jenë më të suksesshmit, me më shumë se pesë medalje.
Lojërat zhvillohen në dy vende kryesore” Alpensia, vendpushim malor dhe Gangneung në bregdet.
Ndërkohë që të vendosurit në Gangneung janë në temperatura të ngrohta, 6-22 gradë Celcius, shkulmet e erës në rajonin malor e çojnë të ftohtin në minus 25 gradë Celcius.
Kjo do të thotë se këto Lojëra e tejkalojnë të ftohtin e Lojërave të mbajtura në Norvegji në 1994 me temperatura nën 11 gradë Celcius.
Stadiumi olimpik i ndërtuar në verilindje të Alpensia është ndërtuar pa çati dhe temperaturat të premten në ceremoninë e hapjes që fillon në orën 20:00 me orën lokale (11:00 GMT) parashikohet të bien në minus 5 gradë Celcius.
KOHA JONË SONDAZH

