Finalja e Champions, masa të forta sigurie në Cardiff pas sulmeve në Manchester

Masa të rrepta sigurie në Cardif në 3 qershor, për finalen e madhe të Champions League mes Juventus dhe Real Madridit.

Pas sulmit në Manchester ku humbën jetën 22 persona dhe ku shumë të tjerë u plagosën, masa të forta sigurie do të merren për finalen e madhe.

Shumë filtra sigurie dhe skaner për njohjen e fytyrës do të vendosen në stacionet hekurudhore dhe në rrethinat pranë stadiumit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas asaj që raporton Wales Football Association, plani i sigurisë i parashikuar për finalen ‘do të jetë operacioni më i madh i sigurisë i vënë në Cardif, me prezencën e agjentëve dhe personelit, që do të vijë nga i gjithë Galles, gjithashtu edhe eksponentë policie nga vendet e dy finalistëve’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teknologjia e skanimit të fytyrës, ku instalimi në Cardif është bërë në ditët e kaluara, sipas asaj që ka raportuar Bbc, do të japë mundësinë të krahasohen fytyrat e fotografuara në kryeqytetin Gallez me 500 mijë të memorizuar në arkivat elektronike të forcave të policisë.

Për finalen e 3 qershorit pritet të jenë në Millenium Stadium rreth 70 mijë tifozë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?