FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fino: Duka ka nisur të telefonojë votuesit e Asamblesë Zgjedhore

Kandidati për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino ka reaguar pak minuta më parë duke denoncuar një rast. Sipas tij, Duka ka ftuar disa prej votuesve të Asamblesë Zgjedhore për të darkuar me të, duke i gënjyer se do të ishte ai dhe kandidati tjetër.

Reagimi i plotë i Finos:

Kandidati për president, Armand Duka, ka nisur të telefonojë votuesit e Asamblesë Zgjedhore, duke i ftuar që të darkojnë tek hotel “Adriatik” në Durrës, me argumentimin se do jenë edhe dy kandidatët e tjerë për president! Sqaroj të gjithë anëtarët, se është një gënjeshtër, pasi unë nuk kam marrë asnjë ftesë të tillë nga ana e FSHF-së apo organizatorëve. Kjo është një tjetër manovër dëshpëruese e kandidatit humbës!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?