Fino e denoncoi se nuk e ftoi në darkë, Sekretari i FSHF-së i përgjigjet me një foto
FSHF do të organizojë një darkë pritëse për të gjithë kandidatët dhe pjesëtarët e Asamblesë Zgjedhore, një ditë para fillimit të punimeve të saj. Asambleja do të zhvillohet në hotelin “Adriatik” në Durrës, dhe Federata njofton se ka ftuar të gjithë anëtarët, përfshi këtu edhe kandidatët për postin e presidentit dhe të Komitetit Ekzekutiv, gjithashtu edhe përfaqësuesit e ardhur nga FIFA dhe UEFA.
Menjëherë pas këtij njoftimi ka reaguar përmes faqes së tij në “Facebook” kandidati për president, Bashkim Fino, i cili në postimin e tij thekson se nuk ka marrë asnjë ftesë për këtë darkë, duke e konsideruar këtë lajm si një gënjeshtër dhe një manovër dëshpëruese të rivalit të tij.

Nuk ka zgjatur shumë dhe Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar nga ana e saj “e-mail”-in e ftesës, që Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku i kishte dërguar kandidatit Fino për darkën e së martës.

KOHA JONË SONDAZH

