Fino: E prisja një rezultat të tillë, ja pse fitoi Duka

Bashkim Fino ka reaguar pas humbjes në garën me Dukën për kreun e ri të FSHF.

“E prisja një rezultat të tillë, pasi ishte një proçes i parregullt, pasi votuan 12 shoqatat ilegale. Vendosja e disa ekipeve që nuk luajnë, bëri edhe diferencën më të cilin Duka fitoi këto zgjedhje. Duka të falënderoj delegat që votuan në favorin tim. Po të mos ishin 12 shoqatat dhe këto klube, do të ishte një garë më e fortë.

Juristët këtu dhanë përgjigje në konflikt interesi. Kjo nuk ka të bëjë me faktin jam ose jo president, por me drejtësinë. I urova suksese zotit Duka për të mirën e Asamblesë shqiptare. Nuk e di se çfarë do të bëjë UEFA, por ne do të vazhdojmë procesin gjyqësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Futbolli nuk mund të thuhet se humbet me një njëri apo me një tjetër. Ky nuk është duel mes dy personash, por është çështje platformash”, u shpreh Fino pas votimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?