FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fiorentina akord me Arsenalin për lojtarin serb, por futbollisti e refuzon

Sky Sport në Itali raporton se Fiorentina ka arritur një marrëveshje me Arsenalin për shitjen e Dusan Vlahovic që në merkaton e janarit. Klubi londinez është gati që të derdhë plotë 80 milionë euro në arkën e klubit vjollcë, por problemi qëndron te futbollisti serb, i cili nuk dëshiron që të shkojë te Arsenali.

Te Fiorentina kanë frikë se përfaqësuesit e futbollistit kanë arritur një marrëveshje me një tjetër skuadër. Juventus dhe ekipe të tjera të mëdha prej javësh kanë shfaqur interes.

Mbetet të shihet në javët në vijim, por vështirë se Fiorentina do e bindë serbin që të shkojë te Arsenali. Dëshira e tij është që të luajë në një skuadër që gjendet më lart për momentin pasi e sheh si momentin e duhur për të bërë hapin cilësor në karrierë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?