Fiorentina-Juventus, Allegri me dy zgjedhje surprizuese në formacion

Pas pak minutash Fiorentina do të sfidojë Juventusin në një nga ndeshjet më interesante të javës së 14-të. Skuadra e Allegrit vjen pas një momenti mjaft pozitiv, ku vijnë pas 4 fitoreve radhazi në kampionat, ndërkohë klubi vjollcë nuk ka arritur një sukses prej 6 takimesh.

Ekipi i Piolit renditet i treti për sa i takon sfidave të luajtura si vendase në Serinë A, ku ka marrë 4 fitore dhe 2 barazime, me 14 gola të shënuar e vetëm 3 të pësuar. Gjithsesi, Juve ende nuk e ka pësuar ende humbjen e parë në këtë kampionat, dhe sigurisht cilësohen si  favoritë në këtë ndeshje.

Allegri në këtë ndeshje vjen me dy ndryshime duke hedhur në fushë De Sciglion në vend të Alex Sandros së dëmtuar dhe Cuadradon në vend të Pjanic, i cili është lënë pushim. Në krahun tjetër vjollcat nuk kanë bërë shumë ndryshime, teksa sulmi do të përbëhet nga Gerson, Simeone dhe Chiesa. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?