Fiorentina “solidarizohet” me familjen e Astori-t, i jep pagat e mbetura gruas dhe vajzës së tij

Vdekja e papritur e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori ka tronditur botën e futbollit, dhe shumë skuadra e lojtarë i kanë shprehur ngushëllimet e tyre, familjes së 31 vjeçarit.

Humbja e parakohshme e jetës së mbrojtësit, ka tronditur shumë familjen e Astorit, sidomos gruan e tij dhe vajzën 2 vjeçare.

Por pas një stuhie del dielli dhe kjo ka ndodhur dhe me familjen e Davide. Klubi i Fiorentinës do të vazhdoj të paguajë pagën që kapiteni kishte në kontratën me vjolët. Presidenti i Fiorentinës, Andrea Della Valle njoftoi se kishin rënë dakord për një zgjatje të kontratës që do të nënshkruhej sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani, ka ardhur edhe konfirmimi nga drejtuesi i CONI-t, Malago, i cili ka sqaruar gjithçka rreth atyre parave të planifikuara. Sipas tij, klubi vjolë do të marrë shumën që ishte lënë mënjanë për kontratën e italiani dhe do t’ia japë familjes Astori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paga e tij ishte 1.3 milionë euro në vit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?