FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Firmino flet pas dëmtimit horror: Kisha frikë se kisha humbur shikimin!

Sulmuesi brazilian i Liverpool, Roberto Firmino, e ka pranuar se ishte frikësuar se mund të humbiste shikimin në njërin prej syve, pas incidentit mes tij dhe mbrojtësit të Tottenham, Jan Vertonghen.

“Frikësohesha se mund të më verbërohej njëri sy dhe se nuk do të isha në gjendje të shihja përsëri. Falënderoj Zotin që nuk ndodhi asgjë dhe jam përmirësuar. Tani gjithçka është shumë më mirë. Dhimbja ka kaluar dhe unë nuk ndiej më asgjë. Është ende pak e skuqur, por shpresoj që kjo të ndryshojë me kalimin e kohës. Sigurisht, po vazhdoj të përdor mjekimet dhe përkujdesem për syrin.

Sytë janë shumë të rëndësishëm për një futbollist profesionist. Isha i frikësuar, por dhimbja kaloi pasi mjeku më dha një ilaç për dhimbjet dhe gjendja ime u përmirësua. Kur ndodhi incidenti, gjithçka ishte e turbullt dhe nuk mund të shihja nga syri im i majtë”, deklaroi Firmino .

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?