FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Firmosi për një vit e gjysmë me Kukësin, por gjeorgjiani mendon që tani për largimin

Irakli Dzaria është blerja më e fundit e skuadrës së Kukësit, teksa futbollisti ka firmosur një kontratë për 1 sezon e gjysmë me kampionët e Shqipërisë.

29-vjeçari gjeorgjian ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat e vendit të tij, duke treguar se do të qëndrojë vetëm 6 muaj në Shqipëri.

“Prej dy ditësh jam në Turqi me shqiptarët. Kam kaluar vizitat mjekësor dje tashmë kam firmosur kontratën. Klubi më ofroi një kontratë për një vit e gjysmë, por do të qëndroj vetëm 6 muaj, pasi nëse luaj mirë do të shkoj në një kampionat më të fortë ose do të firmos një kontratë tjetër më të mirë këtu. Jam i kënaqur që lashë Gjeorgjinë, pasi këtu ka kushte 4-5 herë më të mira dhe ka më shumë perspektivë”, deklaroi Dzaria për “First Channel”. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?