Fitoi ndeshjen, kapiteni i Stuttgart humb babain në një ditë
Pasi skuadra e Stuttgart do të festonte fitoren në ndeshjen me Hertha Berlin, një lajm i hidhur i prishi gjithë festën. Babai i Christian Genter, kapitenit 33-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një infarkti.
Ai ka qenë i pranishëm edhe në stadium ndërsa zemra e tij nuk ka duruar më. Ka qenë vetë klubi i Shtutgart, ai që ka komentuar ngjarjen e dhimbshme.
“Pas përfundimit të ndeshjes me Hertën, kemi humbur Herbert Gentner. Klubi ndodhet pranë familjes në këto momente të vështira”, shkruhej në njoftim.
Pak para vdekjes edhe vetë lojtari ishte lajmëruar për problemet shëndetësore të babait, ndërsa shkoi në tribunën VIP për ta shpëtuar, por nuk ia doli. Festa u kthye në ditë hidhërimi.

KOHA JONË SONDAZH

