FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fitorja me Xhironën lë pasoja te Barcelona, mbrojtësi 5 javë jashtë fushave

Fitorja tenistike e Barcelonës, 6-1 me Xhironën, konfirmoi edhe një herë formën e jashtëzakonshme që po kalojnë katalanasit, por trajneri Valverde humbi një lojtar të rëndësishëm në mbrojtje.

Bëhet fjalë për Nelson Semedon, i cili pësoi një dëmtim në këmbën e majtë dhe sipas analizave të para, pritet të mungojë të paktën 4 javë. 24-vjeçari u dëmtua në minutën e 85-të, por Valverde i kishte kryet të gjitha zëvendësimet.

Pas vizitave mjekësore të kryera në klubin blagrana është mësuar se ai do të qëndrojë jashtë fushave për 5 javë, duke humbur pjesën më të rëndësishme të sezonit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?