FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fituan ndaj Teutës, Kukësi shpall të padëshiruar gjyqtarin Laver Alla

Kukësi e ka fituar takimin e sotëm ndaj Teutës me rezultatin 3-2, por kjo nuk ka mjaftuar që verilindorët të jenë të kënaqur nga arbitrimi. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, klubi është shprehur se do të shpall si person të padëshiruar Laver Allën, për penallti të mohuara, tolerime ndaj ndërhyrjeve të kundërshtarëve dhe një gjykim aspak korrekt.

REAGIM

Futboll Klub Kukësi reagon ndaj gjykimit jokorrekt të gjyqtarit Alla, në takimin Kukësi-Teuta, luajtur sot në Zeqir Ymeri. Gjykim jokorrekt, penallti te mohuara, tolerime ndaj ndërhyrjeve të lojtarëve të Teutës, ndaj lojtarëve tanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu stimulimet e njëpasnjëshme të lojtarëve miq, sharjet e fyerjet nga bankina e Teutës drejt tifozerisë kuksiane jane disa nga ato që u panë në këtë takim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ditët në vazhdim klubi do të dërgojë një material të detajuar me fakte dhe video në FSHF dhe pranë komisionit të arbitrimit.

Ndër të tjera do të kërkohet, që gjyqtari Alla të mos arbitrojë ndeshjet e Kukësit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?