Fituan në fushën “me gropa”, yjet e Barcelonës shpërthejnë: Dukej si në plazh!

Barcelona fitoi dje në mbrëmje minimalisht 1-0 me shumë vështirësi ndaj Valladolid, në fushën e vështirë të “José Zorrilla”. Polemikat më të mëdha pas ndeshjes kanë ardhur për gjendjen e fushës.

I pari që u ankua për fushën ishte Gerard Pique, i cili kujtoi se cilat duhet të jenë prioritetet e La Ligës. “Nëse duam ta shesim produktin dhe të sjellim ndeshjet në Shtetet e Bashkuara, duhet të shohim atë që kemi në shtëpi, kjo është një turp, është e mjerueshme, nuk është për shkak se ne mund të luajmë më shumë futboll, kjo është për shkak të rrezikut të dëmtimeve të profesionistëve “.

Kapiteni i Barcelona-s, Sergio Busquets, ka thënë për “Marca”: “Është absurde që asnjë nga La Liga nuk ka ardhur të kontrollojë. Dukej një plazh, këtu nuk mund të luhet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

As presidenti i Valladolidit, Carlos Suarez , nuk ka hequr dorë nga përgjegjësia. “Ne jemi të trishtuar për shkak të çështjes së terrenit, nuk menduam se do të ngrihej kaq shumë në fund, përgjegjësia e terrenit është e jona, nuk ishte e drejtë, nëse marret një dënim do të jetë i drejtë”.

Dënimi është një mundësi sepse La Liga, siç njoftoi presidenti Tebas, do të hapë një dosje disiplinore në Valladolid për gjendjen e terrenit dhe vetë Barcelona do të bëjë një ankesë formale për të njëjtën arsye. /Koha Jonë/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?