FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fjalimi emocionues i Pogba para finales së Kupës së Botës (VIDEO)

Franca u shpall kampione Bote në vitin 2018, duke triumfuar 4-2 ndaj Kroacisë. Disa minuta nga starti i ndeshjes, Paul Pogba ka mbajtur një fjalim emocionues para shokëve të tij të cilin mund ta lexoni si më poshtë:

“Shikoni, nuk duhet të harroni. Jemi vetëm 90 minuta larg nga historia.

Nuk dua t’ja di se sa ndeshje kemi luajtur në karrierën tonë, në jetët tona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është ndeshja që mund të ndryshojë gjithçka. Kjo ndryshon gjithë historinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë dy skuadra dhe një Kupë. Për ta është një objektiv, ashtu si për ne.

Ne humbëm finalen (Euro 2016), ne ende e kujtojmë atë finale, e kemi në kokë.

Sot, ne nuk do të lejojmë një tjetër skuadër, të marrë atë që është e jona.

Sonte, duam që të mbetemi në memorien e të gjithë francezëve, të cilat po na shohin. Për fëmijët e tyre, për nipërit e tyre.

Jemi 90 minuta larg historisë. Për jetën, për jetën, djem.

Tani po pres nga ju që të shkoni tani në fushë, si luftëtarë, si liderë.

Pas ndeshjes dua të shohë lot, lot gëzimi, jo lot të zhgënjimit. Lot të gëzimit në fushë. Kur të përqafojmë njëri-tjetrit, dakort?”.

/Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?