FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Flamurtari bie në Krujë, Laçi bën “paqe” me Kamzën (VIDEO)

Kastrioti shkakton surprizën më të madhe në javën e 15-të. Skuadra krutane ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Flamurtarit duke rrëmbyer fitoren e 3-të në këtë sezon.

Goli i vetëm u shënua në minutën e 32-të, teksa pas një goditje nga këndi, Okebuku godet fluturimthi në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës. Vlonjatët e patën të vështirë për të dalë në lojën e tyre duke pësuar një humbje të rëndë në transfertë.

Ndeshja tjetër mes Laçit dhe Kamzës u mbyll pa gola. Kastrioti ngjitet në vendin e parafundit me 10 pikë, duke lënë të fundit Kamzën. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?