Florentino Perez nis ‘çmendurinë’ për të sjellë Neymar te Real Madridi

Edhe pse transferimi i tij është ende i freskët e vijon të bëjë jehonë si më i bujshmi në historinë futbollit, braziliani Neymar ka nisur nga puna për marrëveshjen që e projekton të ardhmen e yllit të PSG sërish në Spanjë.

Siç raporton e përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo”, burime pranë klubit të Nasser Al Khelaifit bëjnë me dije se presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, dhe i ati i Neymar kanë zhvilluar disa biseda lidhur me një kthim të mundshëm të sulmuesit 26-vjecar në La Liga.

“Los Blancos” dështuan dikur për të përfituar shërbimet e ish-yllit të Santosit, më saktësisht në vitin 2013. Në atë kohë, ai u transferua te katalanasit e Barcelonës, por dyert e “Bernabeut” qëndrojnë gjithnjë të hapura për talentin me famë ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëveshja, në fakt, do të ishte shumë më konkrete në rast të një largimi të mundshëm të Cristiano Ronaldos, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2021.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri atëherë Neymar do të ketë në dispozicion kohën e mjaftueshme për të shijuar të gjithë madhështinë që i ka falur hierarkia e vendosur te klubi i Parisit, pas marrëveshjes faraonike prej 222 milionë eurove.

Në të vërtetë, vetë Neymar duket se po e shijon jetën në Francë dhe synimi i tij është trofeu i Champions Leagues me skuadrën e re.

Gjithsesi, pas incidentit me Edinson Cavanin, në Francë kanë nisur spekulimet se edhe marrëdhënia me trajnerin Emery ka pësuar krisje.

Tashmë mbetet për t’u parë se cfarë drejtimi do të marrë “telenovela” më e re me protagonist futbollistin më të shtrenjtë në botën e futbollit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?