Florian Marku dështon në peshimin zyrtar, ka dy orë kohë për ta rregulluar

Florian Marku ka dështuar në peshimin zyrtar për ndeshjen kundër Maxim Prodan. Sipas mediave të huaja Florian Marku ka dal mbipeshë krahasuar me rivalin e tij.

Markut i janë lënë vetëm dy orë kohë që të ulë peshën e tij dhe të balancohet me Prodan. Sipas mediave të huaja boksieri duhet të ulë rreth dy të pestat e një kilogrami, brenda dy orësh për të shpëtuar luftën për titull.

Do të kishte tolerim për këtë peshë thuajse të papërfillshme, nëse nuk do të kishte titull në mes, por meqenëse ka, Marku duhet të bëjë çmos për tu balancuar në peshë me Prodan.

Shqiptarit i janë dhënë dy orë kohë që të humbas kilogramët e tepërt dhe të dal për tu matur përsëri me Prodan.

https://twitter.com/i/status/1441375610761216010

 

SHKARKO APP