Florian Marku fiton që në raundin e dytë, mund rumunin
Boksieri Florian Marku ka arritur një fitore spektakolare mbrëmjen e kësaj të premteje.
Ai është përballur në Ferizaj të Kosovës, me boksierin rumun Ioan Vranceanu.
Por Marku ka ngritur peshë zemrat e tifozëve kuqezi, pasi e ka rrëzuar në tapet kundërshtarin, qysh në raundin e dytë.
Kështu ai regjistroi një fitore të merituar në “MMA” (Mixed Martial Arts), duke aspiruar për më shumë.
Marku falënderoi të gjithë pas ndeshjes, për mbështetjen e dhënë.
Sakaq ai përsëriti ambiciet e tij për të garuar në majën më të lartë të këtij sporti, UFC.
https://www.facebook.com/markuflorian.1/videos/2152210801479199/?t=0
KOHA JONË SONDAZH

