FORMACIONET/ Dy ndeshje pa favoritë në Champions, Gjimshiti në fushë për ditëlindje
Mbrëmja e dytë e fazës së 1/8-ve në Champions League do të sjellë emocione të tjera magjike. Tottenham do të pres Leipzig në një ndeshje mes të barabartësh. Skuadra e Jose Mourinhos vjen me shumë mungesa, pasi nuk do të ketë këtë sezon si Kane ashtu edhe Son. Ekipi gjerman ndërkohë po bën mjaft mirë në Bundesligë dhe mund të jetë një surprizë e madhe.

Atalanta-Valencia është dueli tjetër që premton spektakël. Në “San Siro” bergamaskët do të kërkojnë që të dhurojnë spektakël, siç po bëjnë në Seria A. Kjo është një arritje historike për ta, ndaj dhe do të kërkojnë që ta shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë.
Berat Gjimshiti do ta nis ndeshjen nga minuta e parë, teksa sot feston edhe ditëlindjen. Ilicic do të luajë në sulm me Gomez dhe Pasalic.

KOHA JONË SONDAZH

