FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Formacionet e finales/ Anglia “mbyllet në portë”, Italia nuk ndryshon asgjë!

Më në fund erdhi momenti i shumëpritur. Pas pak minutash do të ndjekim finalen e Evropianit mes Italisë dhe Anglisë. Southgate dhe Mancini kanë zbuluar formacionet zyrtare të duelit që do të luhet në “Wembley”.

“Tre Luanët” do të zbresin në fushë me vendosjen 3-4-3, por me pritje drejt 3-5-2. Pickford do të jetë në portë, Walker, Stones dhe Maguier do të vendosen në mbrojtje. Në mesfushë Trippier dhe Shaw do të vendosen nga krahët, ndërkohë që Philips dhe Rice formojnë “digën” para mbrojtjes. Mount dhe Sterling do të mbështesin Kane.

Italia në krahun tjetër kundërpërgjigjet me vendosjen e zakonshme 4-3-3. Di Lorenzo dhe Emerson do vendosen në krahë, ndërkohë që Bonucci dhe Chiellini në mbrojtje. Barella, Jorginho dhe Verrati konfirmohen në mesfushë. Në sulm nuk ka asnjë risi, pasi Chiesa dhe Insigne mbështesin Immobilen. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

0

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?