FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Formacionet/ Reali pret City-in në finalen e parakohshme, Juvja sfidon Lyon-in

Mbrëmja e sotme në Champions League rezervon emocione të mëdha. Në “Santiago Bernabeo” do të luhet një super ndeshje mes Real Madrid dhe Manchester City-it. Do të jetë një duel shumë interesant mes Zidane dhe Guardiolës, dy nga trajnerët më të mirë në botë që kanë fituar çdo trofe të mundshëm vitet e fundit.

Reali i ka besuar në sulm Benzema të mbështetur nga Vinicius dhe Isco, ndërkohë që në krahun tjetër Gabriel Jesus do të ndihmohet nga Bernardo Silva dhe Mahrez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krahun tjetër edhe në Francë do të ketë jo pak emocione në ndeshjen mes Lyon dhe Juventusit. Bardhezinjtë shkojnë si favorit të dukshëm, teksa do të synojnë që të mbyllin gjithçka që në duelin e parë. Sarri ka konfirmuar vendosjen 4-3-3, teksa nga minuta e parë në sulm do të luajnë Ronaldo-Dybala dhe Cuadrado. Në mesfushë Bentancur dhe Rabiot do formojnë trinomin me Pjanic.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?