FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Formacionet zyrtare/ Dybala-Icardi sfidojnë Neymarin në super miqësoren Brazil-Argjentinë

Brazili dhe Argjentina do të përballen ndërmjet tyre në një takim miqësor tepër të veçantë, që si rrallëherë do të luhet në Arabinë Saudite. 16 muaj më parë në Australi, në një prej stadiumeve më të mëdhenj në glob, në “Cricket Ground” përpara 96.000 spektatorëve Argjentina me Mesin në fushë fitoi minimalisht 1-0, falë një goli të realizuar nga mbrojtësi i Seviljes Mercado, ndeshje ku gjithsesi Brazili luajti pa yllin e ekipit Neymar.

Këtë herë Tite kërkon të marrë hak, prandaj 57-vjecari do ta nisë këtë duel me artilerinë e rëndë, me treshen Neymar, Firmino, Gabriel Jesús, ndërsa në mesin e fushës verdhjeshilët me shumë gjasa do të rreshtojnë emra si Casemiro, Arthur dhe Coutinho.

Dy ekipet janë përshtatur me klimën dhe pas ndeshjeve respektive në kryeqytetin saudit Riyadh, me Arabinë dhe Irakun, tashmë futbollistët janë zhvendosur në Jeddah, ku ndeshja do të mbahet në një stadium madhështor me kapacitet prej plot 62.000 spektatorësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Argjentina: Romero; Saravia, Otamendi, Pezzella, Tagliafico; Paredes, Battaglia, Lo Celso; Dybala; Icardi, Correa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Brazili: Alisson; Danilo, Marquinhos, Miranda, Filipe Luis; Casemiro, Arthur, Coutinho; Neymar, Firmino, Gabriel Jesús.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?