Formacionet zyrtare/ Koeman surprizon në mbrojtje, Pochettino me 3 sulmues
Sonte në mbrëmje starton faza me eliminim direkt në Champions League, teksa Barcelona do të presë PSG. Koeman ka surprizuar të gjithë duke hedhur në fushë nga minuta e parë Pique, i cili është rikthyer nga një dëmtim i rëndë. Sulmi do të formohet nga Griezmann, Dembele dhe Lionel Messi.
Në krahun tjetër Pochettino përgjigjet me vendosjen 4-3-3. Verrati do të jetë në mbështetje të Mbappe, Kean dhe Icardit. Në këtë ndeshje do të mungojë Neymar, i cili është i dëmtuar dhe rrezikon edhe sfidën e kthimit.
KOHA JONË SONDAZH

