Formacionet zyrtare, Spalleti surpriza në 11-en për duelin me Tottenhamin

Faza e grupeve e edicionit 2018-2019 të UEFA Champions League starton pas pak minutash. Interi do të rikthehet që të luajë në këtë kompeticion, teksa do të presë një kundërshtarë të frikshëm si Tottenhami. Trajneri Spalletti ka ndryshuar vendosje në minutat e fundit duke kaluar në skemën 3-4-2-1, teksa Candreva ka përfunduar në pankinë, ndërkohë që vendin e tij e ka zënë Politano. Perisic dhe Nainggolan do të mbështesin Icardin e vetëm në sulm.

Në krahun tjetër “Spursat” kundërpërgjigjen me Eriksen, Lamela dhe Son, të cilët do të mbështesin Kane e vetëm në majën e sulmit. Pritet një duel që do të dhurojë shumë emocione, teksa të dyja skuadrat nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionatet e tyre respektive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?