Formacionet zyrtare të Barcelona-Liverpool, Klopp konfirmon mungesën e madhe

Sonte në mbrëmje Champions League sjell emocione magjike, pasi do të luhet finalja e parë e parakohshme mes Barcelonës dhe Liverpool-it. Barcelona ngjall vërtet frikë në Evropë; pasi në 31 ndeshje pa humbje, nga ta cilat 28 janë fitore. Të dy trajnerët janë treguar shumë të kujdesshëm në formacionet që kanë zgjedhur nga minuta e parë.

Valverde do të luajë me vendosjen e zakonshme 4-3-3, teksa në majën e sulmit ka preferuar Coutinhon, Messin dhe Suarez. Në krahun tjetër Klopp ka vendosur për të mos rrezikuar Firminon, duke e lënë në stolin e rezervave. Vendin e tij do të marrë Wijnaldum, i cili do të mbështesë Salah dhe Mane, por do të luajë pak më i tërhequr.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për herë të fundit në Champions League, Barcelona dhe Liverpooli janë përballur në vitin 2007, në raundin e 1/8, aty ku “The Reds” janë kualifikuar më tej me rezultat të përgjithshëm 2-2 por falë një goli më tepër në fushë kundërshtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?