Zbulohen formacionet zyrtare të derbit, Strakosha sfidon Dzekon
Kryeqytetit italian pas pa minutash bëhet gati për derbin Lazio–Roma, një ndër ndeshjet më të zjarrta jo vetëm në kontinentin e vjetër. Vetëm sezonin e kaluar pas plot 5 vitesh ky duel u luajt në mbrëmje. Kjo do të jetë përballja numër 149 mes klubeve në kampionat, të ndara në 37 fitore për bardhekaltërit, 53 për Romën, ndërsa 58 herë skuadrat janë ndarë në barazim.
Momentalisht Lazio me Thomas Strakoshën në portë po kalon një moment tepër pozitiv me plot 4 fitore radhazi, teksa Roma më në fund gjeti fitoren pas 4 javësh. Një sukses përballë një kundërshtari të dobët siç ishte Frosinone, por që erdhi në momentin e duhur përpara derbit. Mbetet për t’u parë sesa do të influencojë aspekti psikologjik, megjithatë është e qartë që skuadra e Inzhagit falë rezultateve të arritura së fundmi paraqitet në stadiumin “Olimpico” shumë më e qetë.
Sidoqoftë verdhekuqtë kanë një bilanc pozitiv në përballjet e fundit ndaj rivalit të përjetshëm Lazios, 6 fitore 3 barazime dhe vetëm 1 humbje. Beteja brenda betejës për sa i përket sulmit, Di Francesco shpreson tek Edin Dzeko, teksa Inzaghi te Ciro Immobile.

KOHA JONË SONDAZH

