FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Formacioni i javës në Champions League, dominon Juventusi

Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar formacionin më të mirë të ndeshjeve të para për këtë sezon në Champions League dhe përveç emrave të njohur të futbollit, ka dhe disa surpriza. Dominon Juventusi, me katër futbollistë që kanë zënë vendin e tyre në formacionin më të mirë. Szczesny në portë, Bonucci në qendër të mbrojtjes, Canselo nga krahu i djathtë i prapavijës dhe Miralem Pjaniç, i cili shënoi dy golat në fitoren 2-0 kundër Valencias.

Kampionët e Real Madrid përfaqësohen vetëm nga Marcelo, mbrojtësi i majtë i cili bëri një paraqitje shumë të mirë. Tagliafico i Ajaxsit dhe Alaba i Bayernit plotësojnë mbrojtjen me 5.

Pogba dhe Vlasic i bashkohen Pjaniç në mesfushë, ndërsa sulmi me 2 përbëhet nga ylli argjentinas, Leo Messi dhe Kremncik, i cili ishte autori i dy golave të Viktoria Pëlzen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?