Formacioni më i mirë i javës në Champions League, shumë surpriza

Liga e Kampionëve luajti ndeshjet e fundit të grupeve gjatë kësaj mesjave, teksa spikatën disa rezultate surprizë. UEFA ka publikuar 11-shen më të mirë sipas saj, duke formuar Team of the Ëeek.

Në portë është Akinfeev, perfekt ndaj Realit. Mbrojtja me tre lojtarë përbëhet nga Schennikov i CSKA-së, Grimaldo i Benfica-s dhe Raphael Guerreiro i Dortmundit, protagonist me dy gola në fitoren e arritur në Monaco.

Në mesfushë janë zgjedhur Carlos Soler i Valencias, autor i një goli ndaj Man Utd, si dhe Sigurdsson i CSKA-së. Më pas vijnë Kovarik i Plzen-it, vendimtar ndaj Roma-s, dhe Leroy Sanè, i cili me dy golat e tij përmbysi Hoffenheim-in dhe i dha fitoren Man City-t.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sulm janë Tadic, Lewandowski e Hoarau. Të tre shënuan dopieta: i pari me Ajax kundër Bayern-it, i dyti iu përgjigj në të njëjtën sfidë dhe veterani Hoarau i dha fitoren e madhe Young Boys kundër Juventusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?