FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Formacioni më i mirë i trajnerëve në Ligën e Kombeve, Shqipëria përfaqësohet nga Panucci

Kompeticioni më i ri i UEFA, Nations League, do të nisë rrugëtimin këtë javë. “Sky sports” ka publikuar formacionin më të mirë të këtij turneu, por me një ndryshim. Nuk flitet në lidhje me lojtarët aktivë, por trajnerët. Kush nga trajnerët e skuadrave kombëtare që kanë luajtur vetë futboll meritojnë vendin në këtë listë.

Shqipëria ka përfaqësuesin e saj, pasi trajneri Christian Panucci i ka bërë vend vetes në këtë listë. Ai u përzgjodh në të djathtë të mbrojtjes. Nuk kishim dyshime, pasi karriera e tij si lojtar ka qenë fantastike, duke fituar Champions League me Milanin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në portë është vendosur trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov. Nuk kishte shumë konkurrencë në këtë pozicion dhe rusi e fitoi garën. Në krahun e djathtë të mbrojtjes, Panucci, ndërsa qendra iu besua Ronald Koeman-it të Holandës së bashku me numrin një të stolit të Skocez, Alex McLeish. Në krahun e majtë të mbrojtjes u vendos Luis Enrique.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesfusha e përbërë me 4 lojtarë, sheh në krahun e djathtë, Martin O’Neill të Irlandës, Didier Deschamps i Francës. Në këtë repart janë edhe Robert Prosinecki, tekniku iBosnja Hercegovinës dhe Rayn Giggs, trajneri i Uellsit. Në sulm nuk ka shumë dyshime me Roberto Mancini dhe Andriy Shevchenko që formojnë një dyshe të frikshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?