Formacioni më i shtrenjtë i Kategorisë Superiore, dominon Skënderbeu

Kategoria Superiore ka zhvilluar 16 javët e para për sezonin 2017-18, me Skënderbeun të shkëputur ndjeshëm nga rivalët. Skuadra korçare ka krijuar një distancë 9 pikë nga skuadra e Flamurtarit, 10 nga Laçi dhe 12 pikë nga rivalët e Kukësit. Duke marrë në konsideratë faktin se kampionati rifillon më 27 janar të këtij muaji, “Koha Jonë”, ka marrë në konsideratë të dhënat e faqes së njohur ë statistikave “transfermarkt” për të ndërtuar edhe formacionin më të shtrenjtë të këtij sezoni, teksa bie në sy dominimi i ndjeshëm i ekipit që drejtohet nga Ilir Daja.

Porta- Alban Hoxha edhe pse këtë sezon nuk ka spikatur shumë me reflekset e tij, vazhdon të mbetet portieri më i shtrenjtë me një vlerë që shkon në 475 mijë euro. 30-vjeçari në të kaluarën ka qenë i përfolur për një kalim në Seria A, por ky transferim nuk u realizua asnjëherë.

Mbrojtja- Arbnor Fejzullahu dhe Gladi Mici janë dy mbrojtësit e krahut më të shtrenjtë me një vlerë përkatësisht: 450 dhe 525 mijë euro. Në qendër është Bajram Jashanica me 525 mijë euro, teksa për mbrojtësin kosovar është përfolur shumë për një largim të mundshëm në Rusi, por mesa duket kjo lëvizje ka dështuar. Albi Alla pavarësisht se ka dështuar këtë sezon është mbrojtësi tjetër qendror me vlerën më të lart.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfusha- Dy futbollistët e Skënderbeut Lilaj dhe Dita formojnë dyshen më të kushtueshme para mbrojtjes. Mesfushori i kombëtares po zhvillon një tjetër super sezon, ndërkohë që Bruno vazhdon të jetë një siguri sa herë që Daja e thërret në “apel”. Përpara tyre është Elis Bakaj, i cili është edhe golashënuesi më i mirë për këtë sezon me 10 gola të shënuar. Ai ka një vlerë në merkato që shkon në 500 mijë euro. Në krahët e mesfushës është dhe futbollisti tjetër i Kukësit, Kale (375 mijë euro), dhe Gavazaj i Skënderbeut (500 mijë euro).

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmi- Në fazën e avancuar nuk ka asnjë dyshim. Futbollisti më i shtrenjtë është Ali Soue. Ganezi i huazuar nga Kievo ka arritur në vlerën e 550 mijë eurove në merkato sipas sajtit të specializuar në merkato. /Koha Jonë/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?