Formula e Partizanit për t’u shpallur kampion

Në përfundim të javës së 30-të, Partizani ka humbur pak terren në lidhje me ndjekësin më të afërt, Kukësin, pasi diferenca ka shkuar në 10 pikë. Në lojë janë edhe 18 pikë për t’u fituar deri në përfundim të sezonit. Duke marrë parasysh diferencën dhe pikët që janë në lojë për t’u fituar, sipas përllogaritjeve Partizanit i duhen 8 pikë në 6 javët e mbetura për të dalë kampion edhe sikur Kukësi t’i fitojë të gjitha ndeshjet.

Me 8 pikë duhet që Partizani të mos humbasë 2-0 përballjen direkte me Kukësin. Nëse merr 9 pikë, cilido qoftë rezultati apo fitorja e mundshme e Kukësit në përballjen direkte, Partizani është kampion i padiskutueshëm i edicionit të 80-të të Kategorisë Superiore. Pra për të qenë të qetë, “demave” u duhet të marrin gjysmën e pikëve të mbetura. Nëse fitojnë tri sfidat e radhës, Laçi, Flamurtari dhe Tirana, i bie që Partizani të shpallet kampion në derbi, 3 javë para përfundimit të kampionatit.

Partizani është zyrtarisht 8 pikë larg titullit kampion të shumëpritur prej dy dekadash e gjysëm. Mjaftojnë që të kuqtë të arrijnë kuotën e 69 pikëve dhe ata janë automatikisht kampionët e këtij viti. Ndeshjet nuk janë të lehta, përpara janë kundërshtarë si Laçi, Tirana, Kukësi, Flamurtari apo Luftëtari por me formën e këtij viti duke se kryeqytetasit nuk duan t’ia dijnë. Me fitimin e Superligës Partizani fillon rrugëtimin e saj drejte Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

E fillon nga 18 qershori me raundin e parë por ajo çfarë dihet është se kundërshtari i Partizanit nuk do të jetë aspak i lehtë, madje i frikshëm. Kjo ndodh për shkak të koeificientit të ulët që ka jo vetëm Partizani por dhe kampionati shqiptar në Europë (8.500). Skënderbeu me arritjet e para disa viteve bëri mirë, por nga dënimi i tij skuadrat shqiptare e kanë kthyer Europën në shëtitje, kjo në bazë të rezultateve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kampionati shqiptar ndodhet në udhëkryq për sa i përket koeficientëve por me shumë gjasa nëse kryeqytetasit fitojnë titullin atëherë do të kenë përballë kampionen e vendeve si Rumania, Skocia, Qipro, Bullgaria, Polonia, Suedia, Norvegjia, Skocia, Bjellorusia etj. Kaq për raundin e parë. Ndërkohë Partizani ka dhe një shans tjetër nëse nuk kalon këtë tur, vijimin e rrugëtimit në eleminatoret për Europa League.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?