FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Foto/ Conor McGregor i futet botës së boksimit

Kampioni Irlandez i Arteve Marciale ose ndryshe UFC, është pajisur ditën e sotme në Kaliforni, me licensen që i mundëson të drejtën për të garuar edhe në sportin e boksit.

McGregor është i pari sportist që arrin të fitojë dy tituj kampion të UFC në dy pesha të ndryshme, atë të peshës së lehtë dhe peshës pupël të cilin e dorëzoi pak ditë më parë.

Por lajmi më i fundit vjen pikërisht prej tij që pas marrjes së licensës, ka rezervuar ringun për një ndeshje me boksierin e famshëm Floyd Mayweather.

Swiss Digital Desktop Reklama

boks
(Sfida që pritet mes McGregor dhe Mayweather)

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një duel titanësh, që për sportet respektive janë dy personazhe mjaft të ndjekur, sfida do të gjeneronte miliona e miliona dollarë.

27-vjecari nga Dublini ka thënë se nuk do të jetë duke garuar deri përpara majit të 2017.

Arsyeja është se ai kërkon të pushojë për disa kohë që pas lindjes së fëmijës së tij të parë. Por e gjitha mbetet për t’u parë me një McGregor që tashmë ka lënë pas oktagonin për të provuar shijen e një ringu boksierësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?