Foto/ “Hat-trick” ndaj Levantes, Messi afrohet me Këpucën e Artë

Barcelona fitoi me manita përballë Levantes, dhe kjo falë tripletës fantastike të Lionel Messit. “Pleshti” shënoi golin e dytë, të tretë dhe të katërt, përpara se Pique t’i vendoste kapak takimit. Me katalanasit që arritën të ruanin kreun, hat-trick i rriti pikë Messit në listën e golashënuesve.

Argjentinasi shkoi në kuotën e 14 golave, ku të përkthyera në pikë janë 28. Momentalisht kryesimi mbahet nga Liliu i Nomme Kalju, që numëron 31 pikë pas 31golash. Në disfavor të tij është renditja e kampionatit estonez, që pas çdo goli shtohet një pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?