Foto/ Murale për fitoren e Khabib, artisti: Ai, një Muhammad Ali i ri për muslimanët

Artisti turk i rrugës, Mehmet Emin Turkmen ka pikturuar një murale në Stamboll që përshkruan fitoren e yllit rus të MMA, Khabib Nurmagomedov mbi irlandezin, Conor McGregor.

Në murale shfaqet episodi më i rëndësishëm i superduelit të Las Vegas, kur Nurmagomedov bllokoi totalisht McGregor në raundin e katërt dhe e detyroi irlandezin të dorëzohet edhe të fitojë titullin e peshave të lehta në UFC.

“Nuk kam planifikuar asgjë, ishte një gjë spontane, prandaj e pikturova këtë. Vendosa ta tregoja këtë moment. Dikush më kritikoi pse vendosa të tregoj fundin [e luftës], por mendoj se është një fillim i ri. Unë mendoj se Khabibi është një Muhammad Ali i ri për muslimanët. Prej këtij momenti e gjithë Turqia do të shikojë luftimet e Khabibit “,-pohoi piktori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arti i rrugës nuk shkoi pa u vënë re nga kampioni UFC, i cili ndau një fotografi të punës së Turkmen në faqen personale në “Instagram”, duke i shprehur mirënjohje artistit të rrugës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Diku në Turqi,” – e përshkroi pamjen Nurmagomedov, përpara se të shtonte: “Faleminderit për mbështetjen tuaj” (në turqisht).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?