FOTO/ Ronaldo vjen shumë ndryshe këtë herë, në reklamën e të brendshmeve
Ai kurrë nuk ka patur frikë të tregoj fizikun e tonifikuar.
Dhe Cristiano Ronaldo ka ‘ndezur’ fansat e tij me anë të fotove për linjën e të brendshmeve CR7, në pronësi të tij, duke treguar foto sexy, ku futbollisti shfaqet i shtrirë mbi disa topa të vegjël, i veshur vetëm me të brendshme.
33-vjeçari, futbollist i Juventusit ka preferuar të pozojë në këtë mënyrë, pasi, siç ka pranuar ylli i sportit, donte të tregonte anën e ndritshme dhe zbavitëse të tij.
Në foto, Ronaldo mund të shihet që pozon me krahët ngritur sipër kokës, duke treguar çdo muskul dhe fibër të trupit të tij të admirueshëm.
Duke folur për fushatën e tij publicitare ai tha: “Ky ishte një ndër setet fotografike më zbavitëse që kam bërë ndonjëherë. Unë jam shumë fëmijë në zemër dhe nuk ndodh përditë që të hidhesh mbi topa të vegjël e të butë.”
‘Të brendshmet ‘CR7′ ju bëjnë të dukeni dhe të ndiheni bukur, ndaj doja që kjo fushatë publicitare ta tregonte një gjë të tillë!’

KOHA JONË SONDAZH

